Loading…

Xharra publikon dëshmi për kompaninë e Jusuf Ulajt

  • 30/07/2017 | 21:14

Xharra publikon dëshmi për kompaninë e Jusuf Ulajt

Arbana Xharra ka reaguar sërish ndaj Jusuf Ulajt të Vetëvendosjes.


Ajo ia ka publikuar atij linqet ku edhe vetë e konfirmon se ka marrë punime në komunën e Prishtinës.

Ndërsa, për Arbër Ulajn, duke dëshmuar me link, Xharra ka thënë se mediat kanë raportuar se është djali i tij dhe s’e këtë gjë nuk e kishte mohuar më parë.

Ky është postimi i Xharrës:

Ky neuropsikiatri i Vetëvendosjes, Jusuf Ulaj, sipas një portali të tyre, paska pësuar tronditje kur i paska dëgjuar sot denoncimet lidhur me vjeljen e tenderëve prej tij dhe mikut të tij përmes kompanive “RUB” dhe “Rexha”.
Edhe neuropsikiatër, edhe i tronditur. Boll mirë. “Të përziejsh emrin tim me tendera publik që fitojnë kompanitë private është shpifje e ulët dhe nuk i beson askush”, paska thënë i shenjtëruari neuropsikiatër.
Është interesante deri ku guxojnë të shkojnë këta me manipulimin e qytetarëve, demek duke shprehur edhe habi, se na nuk merremi me tenderë.
Nëse klikoni këtu e shihni biznesin e regjistruar me betonprodukte të neuropsikiatrit, me emër dhe mbiemër:
http://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,19A0001976
Nëse klikoni këtu, i gjeni edhe disa projekte të marra prej Komunës së Prishtinës. Disa të tjera i paska hequr, por me kubëzat e tij është duke u shtruar edhe Platoja mbi Kurriz në Dardani. Këtu e konfirmon edhe vetë që ka shtruar kubëzat te Bulevardi Perandori Justinian tek Katedralja:
http://rub-ks.com/projektet/
Projekte shtesë të realizuara prej tij mund të gjeni edhe në faqen e kësaj kompanie në rrjete sociale:
https://web.facebook.com/pg/rubshpk/photos/
Ndërsa, për punësimin e Arbër Ulajt si djal të tij, që mund edhe të mos jetë, kanë shkruar mediat dhe demant zyrtar prej tij nuk gjeta askund:
http://www.botasot.info/…/shpend-ahmeti-rehaton-edhe-nje-m…/
Trajtoje veten neuropsikiatër: shprehja e habisë si taktikë politike për manipulimin e qytetarëve nuk klasifikohet si tronditje!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë