Dorëzimi i postit të kryeministrit nga ana e PDK-së tek subjektet tjera, po konsiderohet si e mirë për vendin dhe sipas Arbana Xharrës është një gjë që nuk ndodhë rrallë herë.
Në Magazina Zgjedhore, Xharra nga PDK tha se Veseli edhe kësaj here dha pozitën e kryeministrit tek Haradinaj për të mirën e shtetit të Kosovës, teksa komentoi dhe deklarimet e LDK-së për çkapjen e shtetit, transmeton Klan Kosova.
”Ata që janë të përfshirë në skandale do të japin llogari për ata. Vetëm tre vjet LDK nuk ka qenë në pushtet. Pse nuk e çkapi shtetin deri më sa? Vetëm në fushatë përmendet SHIK-u”.
”PDK nuk është hera e parë që po jep pozitën, e dha tash edhe Kadri Veseli. Unë mendoj që është për të mirën e vendit. Është meritë e Veselit që dha postin për të cilën e ka nis fushatën për kandidat për kryeministër”.
”I pamë kërkesat e amerikanëve e që kërkoheshin numrat për demarkacionin, Mustafa nuk i kishte numrat përsëri”.