Pas publikimit që Gazeta Metro u bëri fotografive ku shihet i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një jaht luksoz në bregdetin malazez, e për të cilin mësohet se u takon Devollëve kanë ardhur reagime të shumta. Kësaj radhe është kryeredaktorja e Gazetës Zëri, Arbana Xharra, ajo që ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të linçonte publikisht nëse ndokush prej zyrtarëve të partive tjera politike, shoqëria civile apo mediat do të paraqitjet në një jaht luksozë, siç ka ndodhur me Shpend Ahmetin në Budvë të Malit të Zi.
“Shtoja kësaj edhe barrën që Shpendi e bartë mbi vete duke qene nga një parti e cila me këto detaje do të kishte linçuar këdo tjetër qofte nga politika, shoqëria civile apo përfaqësuesit e mediave…”, ka shkruar Xharra, përcjell gazetametro.net
“Reagimet për Jahtin janë normale, për arsye se Shpendi vjen nga një parti e cila u ka kërkuar anëtarëve të saj që të mos vishen me rroba të shtrenjta, sepse Albin Kurti ka provu tash e sa kohë të krijon “diskursin partiak e publik në mbështetje të barazisë sociale”, duke kritikuar shtresat që jetojnë në luks. Ndonëse jam e bindur se Shpend Ahmeti dhe kryesisht grupi i FER-it brenda VV janë më liberal ne pikëpamjet e tyre politike, udhëheqësit tjerë me peshë të kësaj partie, që kanë tërhequr edhe mbështetës mbi bazën e këtij parimi, “kundër shtresave të larta””, ka shtuar ajo ndër tjerash.
Sipas Xharrës, stili i veshjes i Albinit e tash imituar edhe nga Visari, Dardani, Frashri, etj, është jo vetëm stil, por mesazh që i përcjellët masës.
“E thash edhe mbrëmë, asnjë të keqe s’ka të fotografohesh në një jaht, sepse Shpendi mundet me pas miq milionerë, e fakti se është ne VV, s’do te thotë që duhet me ike prej tyne, por është me rendësi se prone e kujt është Jahti”, ka shtuar ajo.
Ahmeti sot ka publikuar një fotografi ku shihet me gruan dhe fëmijët e tij, ku ka thënë se udhëtimin e ka bërë më veturën e tij dhe se në deti/ujëra nuk ka shëtitur fare. /gazetametro.net