Loading…

Xhavit Drenori arrin qëllimin, shet veturën për fushatë (Dokument)

  • 02/06/2017 | 17:39

Xhavit Drenori arrin qëllimin, shet veturën për fushatë (Dokument)

Kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, pati paralajmëruar se ka vënë veturën e tij në shitje, me qëllim që me mjetet e fituara nga shitja të financojë fushatën e tij.


Drenori, sot nëpërmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka shitur veturën e tij të tipit ‘Passat’. Ai madje ka publikuar edhe kontratën e shitjes së veturës.

Ai kishte vënë në shitje veturën menjëherë pasi u zyrtarizua kandidatura e tij për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Xhavit Drenori më parë ishte anëtar i Partisë Demokatike, përderisa në zgjedhjet lokale në Drenas kishte kandiduar për kryetar komune si i pavarur. Ndërsa në zgjedhjet qendrore ai vendosi të kanidojë për deputet në listën e VV’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë