Loading…

Xhavit Haliti ironizon Isa Mustafën: Këshilltarët po ta lëshojnë mjekrën

  • 31/08/2017 | 15:18

Xhavit Haliti ironizon Isa Mustafën: Këshilltarët po ta lëshojnë mjekrën

I ashpër edhe sot në statusin e tij ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa. Derisa dje fliste për të arriturat e tij në qeverisjen lokale dhe atë qendrore sot ka vendosur që ta sulmojë Kadri Veselin dhe koalicionin e tij për mënyrën se si sipas tij po tentohet formimi i Qeverisë.


Ai tha se me pazare të ndyta e sekser po synojnë t’i bëjnë institucionet. Por të natyrshme e sheh përdorimin e sekserëve në arritjen e një marrëveshjeje Xhavit Haliti i PDK’së. Thotë se nuk po merren me atë se çfarë po bën Vetëvendosje e as LDK’ja.

Por anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, nuk po i merr fort seriozisht deklaratat e ashpra të kreut të LDK-sëndaj kundërshtarëve politikë e Kadri Veselit në veçanti.

Ai thotë se janë këshilltarët e Mustafës ata që shpesh kanë shkruar në Facebook. “Po ia lëshojnë edhe mjekrën” ironizon Haliti. Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit në detyrë se PAN po përdor sekserë për ta formuar Qeverinë, Haliti e quan të natyrshëm që të ketë sekserë për të arritur një marrëveshje.

“Fjala sekser d.m.th ndërmjetës dhe për të krijuar institucionet normalisht që ka ndërmjetës dhe të ngarkuar për bisedime. Kadri Veseli është shef i koalicionit dhe në qoftë se është shef i koalicionit atëherë është normale që ai te merret me atë punë por sidoqoftë unë pra, ne, nuk po merremi me ato qe po i bën as Vetëvendosja e as LDK-ja ne përpjekje për ta bërë koalicionin dhe qeverinë, edhe neve si koalicion jemi duke u përpjekur ne te gjitha variantet që ta bëjmë qeverinë e Kosovës tani kush del fitimtar do ta shohim, pra kjo nuk është larg, është një javë nëse brenda javës behet qeveria”, është shprehur Haliti.

Ndërkaq, i pyetur nëse është i sigurt qe do të behet qeveria në seancën e radhës, Haliti me ironi tha se i sigurt është veç kur ka takime, transmeton gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë