Loading…

Xhavit Haliti: Kurti dhe papagallët e tij dialogut i janë përkushtuar vetëm për interesa elektoral

  • 13/08/2022 | 15:15

Xhavit Haliti: Kurti dhe papagallët e tij dialogut i janë përkushtuar vetëm për interesa elektoral

Dialogu duhet të bëhet , deri tani Qeveria Kurti dhe papagallët e saj kësaj çështje i janë përkushtuar për interesa elektorale, tha deputeti nga radhët e PDK’së Xhavit Haliti në një intervistë të dhënë për Periskopin.


Deputeti Haliti ka folur edhe për situatën e fundit të krijimit të tensioneve në veri dhe shtyrjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë për 30 ditë.

Sipas Haliti, deklartat e Kurtit cilësohen si luftënxitëse që nuk i shërbejnë të tashmes e as të ardhmes së Kosovës.

“Deklaratat luftënxitëse nuk i shërbejnë të tashmes as te ardhmes së Kosovës e as Rajonit. Popujt e ish Jugosllavisë e me ta edhe neve kemi përjetuar një tmerr ,i shkaktuar nga një regjim që me çdo kusht dëshironte ta ruante hegjemonizmin serbomadh ndaj popujve e njësive tjera federale. Ajo që është e domosdoshme për të gjithë ne që jetojmë në ballkanin perëndimorë është ruajtja dhe vendosja e paqes së përhershme duke mos e provokuar njëri tjetrin”.

Ai mëtutje theksoi se e konsideron pozitiv vendimin për shtyrjen e reciprocitetit për targat, për faktin se gjakrat ishin të nxehura, provokimet ishin të planifikuara nga kreu i Serbisë .

“Ata dëshironin që Policia e Kosovës të binte pre e këtyre provokimeve dhe në kaosin që do krijohej, pasojat do ishin të paparashikueshme”.

Sa i përket dialogut, Haliti tha se dialogu duhet të bëhet.

“Deri tani Qeveria Kurti dhe papagallët e saj kësaj çështje i janë përkushtuar për interesa elektorale. Edhe Presidenti i Serbisë është sjellur herë si ujk i veshur me lëkurë qengji e herë si dhelpër për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtare. Edhe Kurti, edhe Vuqic e dinë që s’mund të ketë ndryshim ne statusin e Kushtetutshmërinë e Kosovës. Kjo është e garantuar ndërkombëtarisht, prandaj sa më shpejtë që të dyja palët të zotohen për zbatimin e marrëveshjeve të dyanshme, duke përfshi edhe asociacionin e Komunave, sipas Kushtetutës së Kosovës, Pakos së Ahthisarit, katër principeve të Grupit të Kontaktit dhe qëndrimit të fundit të Z. Eskobar. Aq më i shpejtë do jetë integrimi ynë i përbashkët në BE”, theksoi Haliti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë