Loading…

Xhavit Haliti merr mbështetje të fuqishme nga rinia e Pejës

  • 03/02/2021 | 20:28

Xhavit Haliti merr mbështetje të fuqishme nga rinia e Pejës

Kryetarit të Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Halitit, i është bërë pritje madhështore nga rinia pejane, të mërkurën mbrëma.

Rinia që kishte organizuar këtë pritje për nder të Halitit kanë shprehur gatishmëri si kurrë më parë për ta përkrahë kandidaturën e tij për deputet.

Gjatë bashkëbisedimit me rininë, Haliti u ka thënë atyre së Partia Demokratike e Kosovës i ka vënë në radhë të parë rininë, u ka krijuar hapësirë qoftë në listën zgjedhore për organin përfaqësues, Kuvendin, po ashtu edhe në qeveri.

Sipas Halitit, rina përbën energjinë dhe pjesën më vitale të partisë dhe të Kosovës, në mesin e tyre e gjen edhe vetveten e ditëve të angazhimit të hershëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e sheh në sytë e tyre energjinë dhe përspektiven për shtetndërtimin e Kosovës.

Ndërsa, të rinjtë që morën fjalën shprehen admirim për aktivitetin e hershëm të Halitit, si simbol dhe frymëzim për brezin e ri se si duhet atdheu. Ata u zotuan në mbështetje të fuqishme për të parin e degës së PDK-së së Pejës, sepse, sipas tyre kuvendit i duhet figura e Halitit, për maturinë permanente të dëshmuar, përvojës së gjatë dhe lidhjet ndërkombëtare.

Në këtë takim pos Halitit, pjesëmarrës ishin edhe kandidatët tjerë të Pejës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë