Loading…

Xhavit Haliti: Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta

  • 30/06/2020 | 20:39

Xhavit Haliti: Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për të realizuar planet e veta.


Haliti me anë të një shkrimi në Facebook shkruan se Rusia ka në plan që Kosovën ta lë jashtë planit të Ahtisarit.

“Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta. Synimi i saj është të gjejë zgjidhje për Kosovën jashtë planit të Ahtisarit.

“Rusia po kërkon me çdo kusht që zgjidhja të jetë jashtë kornizave të planit Ahtisari.”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se edhe nësë Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia përsëri nuk do ta njohë Kosovën në Organizatën e Kombëve të Bashkuara (OKB).

Shkrimi i tij i plotë:

Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta. Synimi i saj është të gjejë zgjidhje për Kosovën jashtë planit të Ahtisarit.

Rusia po kërkon me çdo kusht që zgjidhja të jetë jashtë kornizave të planit Ahtisari.

Ajo nuk dëshiron normalizim të raporteve Kosovë – Serbi, por ta vendosë në tavolinë statusin e Kosovës.

Rusia ka arritur t’i bindë disa shtete të botës, se nuk janë biseda për normalizim të marrëdhënieve, për këtë arsye disa shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Politika ruse, për ta hapur nga e para statusin e Kosovës jashtë planit të Ahtisarit, do të ketë pasoja për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Edhe në rast se do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, Rusia përsëri nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Rusia do të vazhdojë ta përdorë Kosovën për planet e veta dhe për pazare me ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë