Loading…

‘Xhebrailat’ i reagojnë FFK’së: Nëse nuk paska rrezik, ne do të jemi në tribuna

  • 23/05/2020 | 11:48

‘Xhebrailat’ i reagojnë FFK’së: Nëse nuk paska rrezik, ne do të jemi në tribuna

Grupi i tifozëve nga Suhareka ‘Xhebrailat’, kanë bërë të ditur se kur të rifillojë sezoni i futbollit 2019/20 në Kosovë, ata do të jenë të pranishëm në tribuna pasi sipas tyre futbolli pa tifozë nuk është futboll, shkruan Gazeta Metro. 


Që nga 18 maji klubet e futbollit janë lejuar nga Ministria e Shëndetësisë që të mbajnë seanca stërvitore në grup duke mbajtur distancë dhe duke përdorur mjete mbrojtëse ndaj koronavirusit, derisa në qershor pritet të nisin ndeshjet e Kupës dhe Superligës.

Lidhur me këtë kanë reaguar tifo-grupi ‘Xhebrailat’ të cilët përkrahin liderin e tabelës Ballkanin.

Ata kanë thënë se do të jeni të pranishëm në tribuna dhe se nuk ka arsye që loja të shikohet nga televizori.

” Meqenëse po kërkohet nga FFK dhe disa klube që të rifilloj kampionati, pasi që sipas tyre nuk paska rrezik nga VIRUSI, atëherë pse të luhet pa tifozë? Nëse doni që të fillojë, atëherë ne do jemi në tribunë, nuk kemi arsye që ta shikojmë nga televizionet por duhet të jemi në tribunë,gjithmonë pasi që nuk paska rrezik sipas juve”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje ata kanë thënë se futbolli pa tifozë nuk është futboll.

Kujtojmë që klubi i Ballkanit në krye me trajnerin Ismet Munishi kanë qenë më të zëshmit që të mos rifillojë kampionati, kjo pasi që nuk ka kushte që në Kosovë lojtarët mund të mbrohen nga koronavirusi.

Më poshtë reagimi i plotë nga ‘Xhebrailat’. /gazetametro.net

Meqënse po kërkohet nga FFK dhe disa klube që të rifilloj kampionati, pasiqë sipas tyre nuk paska rrezik nga VIRUSI,…

Posted by Xhebrailat 1992 on Friday, 22 May 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë