Loading…

Xhelal Sveçla i VV’së: LDK ka pritë me i fitu zgjedhjet, kanë qëndrime të ndryshme për koalicion

  • 21/10/2019 | 18:07

Xhelal Sveçla i VV’së: LDK ka pritë me i fitu zgjedhjet, kanë qëndrime të ndryshme për koalicion

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, ka thënë LDK ka pritur t’i fitojë zgjedhjet dhe se diferenca e tyre vetëm sa po rritet, pasi këta të fundit kanë qëndrime të ndryshme për koalicion, shkruan Gazeta Metro.


Në frontal ai ka thënë se sipas VV’së nuk ka arsye që ky koalicion mos të ndodhë

“Ne jemi shumë të qartë nuk ka arsye që ky koalicion mos të ndodhë. Ka një lloj zvarritje nga përvojat e kalume në certifikim të rezultateve. Ne kemi inicu takimet, po ndodhin takimet”, ka thënë ai.

Ai tutje shtoi se iferenca mes dy partive vetëm se po rritet.

“Ka qëndrime të ndryshme brenda LDK është publike po shihet, ne kemi qenë të gatshëm. Ndoshta ata kanë pritë të fitojnë dhe janë ndier keq me humbjen, diferenca po rritet mes VV dhe LDK’së, dhe ata nuk presin që rezultati të ndryshoj”, tha Sveçla./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë