Loading…

Xhelal Sveçla vazhdon traditën e rrahjeve: Edhe në kafe mundohet ta mbajë rendin, por e pësoi keq

  • 28/02/2020 | 18:57

Xhelal Sveçla vazhdon traditën e rrahjeve: Edhe në kafe mundohet ta mbajë rendin, por e pësoi keq

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dje u përfshi në një përleshje fizike derisa siç raportohet, tentoi të mbajë rendin dhe të ndajë dy persona, shkruan Gazeta Metro.


Rasti u konfirmua edhe nga policia e Kosovës, ku thuhet se përleshja filloi mes dy të rinjve në një prej kafeneve në Prishtinë.

“Me datë 27.02.2020, në ora 15:54, policia ka pranuar informacionin se në një lokal në rrugën “Fehmi Agani”, ka ndodhur një rrahje në progres. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar ( viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshës së re”- tha zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Pas kësaj, sipas policisë Sveçla ka ndërhyrë në përleshjen e tyre për t’i qetësuar.

“Pas këtij sulmi disa qytetarë të cilët kanë qenë afër që kanë ndërhyrë që ta ndalojnë këtë sulm. Rapotohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në proces të mbledhjes së të gjitha informacioneve relevante lidhur me këtë rast “- shtoi Hoxha.

Teksa sot nga policia u konfirmua se i dyshuari lidhur me këtë rast është intervistuar nga prokurori, dhe është liruar me procedure të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, është thënë nga policia.

Kujtojmë se Xhelal Sveçla vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që njihet për traditë të sulmeve e përleshjeve fizike, për kundërshtimet që kanë pasur rreth skenës politike në vend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë