Loading…

Xhelozi në LDK’në e Suharekës, Shala ngrit dyshime për pazare ndërmjet AAK’së dhe PDK’së

  • 21/10/2021 | 15:04

Xhelozi në LDK’në e Suharekës, Shala ngrit dyshime për pazare ndërmjet AAK’së dhe PDK’së

Pas rezultatit preliminar të zgjedhjeve locale në Suharekë, ku Bali Muharremaj i AAK-së del fitues pa balotazh, kundër kandidati nga LDK, Ardian Shala ka ngritur dyshime për një marrëveshje paraprake ndërmjet AAK-së dhe PDK-së.

Për KlanKosova, Shala ka bërë të ditur se përderisa nuk del rezultati përfundimtar, përfshirë këtu votat me kusht dhe ato të diasporës ai ende është në garë.

Pavarësisht rezultateve preliminare Ardian Shala ka thënë se LDK ka rritje si në Suharekë ashtu edhe në nivel vendi.

Ndërsa lidhur me dyshimet për marrëveshje ndërmjet AAK-së dhe PDK-së në Suharekë, Shala me bindje të plotë i ka quajtur pazare, për faktin se sipas tij PDK për asamble ka vota më shumë sesa për kryetar.

Gjithashtu sipas tij këto dyshime i bazon edhe në angazhimet e kryetarëve të nëndegëve të PDK-së që kanë bërë të pamundur ti ndihmojnë kandidatit të AAK-së.

Megjithatë me shpalljen e rezultateve përfundimtare Shala do ta uronte Bali Muharremajn për fitoren në Suharekë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë