Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ishte idrejtpërdrejtë në shkrimin e tij për konsideratën që ai dhe partia që përfaqëson ka për kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin, transmeton Gazeta Metro.
Xhemaili e mbylli një debat publik në rrjete sociale mes zyrtarëve të Aleancës dhe Faton Pecit që mesa duket ka eskaluar përtej në retorikë përqeshëse. Xhemaili s’përtoi dhe me indinjatë e përmbledhi vlerësimin dhe qëndrimin e Aleancës për Faton Pecin.
Ai fillimisht adresoi me tallej atë që ai dhe partia politike në të cilën thirret në fakt s’ka elektorat dhe ata që të katërtit janë të paaftë.
“Faton Peci,
Bira ma e mrame e kavallit je. Ceshtjen tonde ja kemi lone medias, s’ka dite qe ste dalin skandale. Ik tash kryetar i nje partie me 3 anetare, te trete analfabeta.”
Më tutje Xhemaili me batuta të reja dhe të vjetra e përkufizoi figurën e Pecit një shëmbëlltyrë dhe refleksion të një gjenerate të re politikanësh siç i vlerëson, të mangët në tëra aspektet.
“Ti je perfaqesuesi ma i denje i kesaj kaste te mazhorances, nje shpi budalle. E keqja ma e madhe eshte qe perpos qe jeni budalle, jeni antikombetare e hajna.
Zyret i kemi me te mira, jemi dyfishu e shpejt e dergojme ne shtepi secilin si ti e si kasta juaj.”/gazetametro.net