Loading…

Xhemaili i PDK’së: Veprim i turpshëm kidnapimi i udhëheqësve të UÇK’së

  • 25/09/2020 | 18:04

Xhemaili i PDK’së: Veprim i turpshëm kidnapimi i udhëheqësve të UÇK’së

Bajrush Xhemaili ka reaguar pas arrestimi të udhëheqësve të UÇK’së, duke e quajtuar këtë kidnapim, dhe të turpshëm, shkruan Gazeta Metro.


Xhemaili ka kërkuar që të reagojnë institucionet e vendit ndaj këtij veprimi të papranueshëm.

“Veprime të tilla si keto, apo si më herët publikimi i jashtëligjshëm, joprofesional dhe tendencioz i propozim aktakuzave të Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, rrjedhja e dosjeve konfidenciale, e shumë skandale të tjera, po vazhdojnë ta dëmtojnë reputacionin e kësaj gjykate dhe të përforcojnë bindjet e të gjithëve se kjo gjykatë është gjykatë raciste, politike dhe joprofesionale”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Bastisja e zyreve të OVL të UÇK-së dhe arrestimi në formë kidnapimi i udhëheqësve të saj nga misioni i EULEX me instruksione të Gjykates speciale, pa prezantuar urdhër/arrestin për bastisje dhe në mënyrë krejt jotransparente, me skena komplet të panevojshme të cilat më shumë ngjasojnë në filma, janë të turpshme si veprime dhe nuk i bëjnë nder Gjykatës Speciale si institucion.

Kjo gjykatë është themeluar si institucion që vepron mbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosoves, prandaj kjo nderhyrje e EULEX-it, në emër të kësaj gjykate, duke pasur organet vendore te Policisë, është krejtësisht e pakuptimtë.

Veprime të tilla si keto, apo si më herët publikimi i jashtëligjshëm, joprofesional dhe tendencioz i propozim aktakuzave të Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, rrjedhja e dosjeve konfidenciale, e shumë skandale të tjera, po vazhdojnë ta dëmtojnë reputacionin e kësaj gjykate dhe të përforcojnë bindjet e të gjithëve se kjo gjykatë është gjykatë raciste, politike dhe joprofesionale.

Ftoj institucionet e vendit që të veprojnë në mbrojtje dhe konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë