Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, i cili nuk mori votat e mjaftueshme për kryetar ka uruar kandidatin tjetër, tashmë kryetar i Drenasit Ramiz Lladrovcin.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Xhemajlaj ka falënderuar qytetarët e Drenasit për, siç ka shkruar ai, ‘angazhimin dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor për Kryetar të Komunës së Drenasit’.
Xhemajlaj thotë se Nisma i bëri krenarë banorët e komunës së Drenasit sepse sollën demokracinë dhe shpresën në Drenas.
“Kjo nuk do ishte e mundur pa angazhimin e qindra vullnetarëve qe na u bashkuan për ta bërë Ndryshimin në qytetin tonë të varfër. Pavarësisht rezultatit, ne do i mbetemi besnikë dhe do ta vazhdojmë kauzën tonë për ta bërë Drenasin ndryshe. Të zhvilluar e me të ardhme më të mirë për Ne dhe Fëmijët tanë”, ka shkruar Xhemajlaj në Facebook.
Në fund ai ka ururar edhe kryetarit të ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, detyrën e re në krye të Komunës./gazetametro.net