Loading…

Xherdan Shaqiri dhuroi dy asistime në fitoren e Chicago Fire ndaj Charlotte

  • 07/08/2022 | 11:00

Xherdan Shaqiri dhuroi dy asistime në fitoren e Chicago Fire ndaj Charlotte

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka dhuruar dy asistime në fitoren e sotme (e diel) të skuadrës së tij Chicago Firoe në Mayor League Soccer.


Chicago Fire ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Charlotte me rezultat 3-2.

Njëri nga më meritorët në këtë fitore të mysafirëve padyshim se ishte ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Djaloshi nga Gjilani arriti të ishte vendimtar duke dhuruar dy asistime për Chicago dhe falë tyre erdhi edhe fitorja.

Asistimi i parë i Shaqirit erdhi në minutën e 24-të për Federico Navarro, i cili shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e 52-të, gjilanasi asistoi për Kacper Przybylko që vulosi rezultatin përfundimtar 2-3.

Me këto dy asistime, Shaqiri shkon në kuotën e 11 sosh, teksa ka shtuar edhe katër gola deri tani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë