Kanë dalë video të reja nga masakra e 7 tetorit e kryer nga terroristët e Hamas, organizata fashiste islamiste palestineze. Pamjet shfaqin ekzekutimin e dy grave izraelite në venbanimin Alumim në jug të Izraelit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të korrespodentëve në Izrael pamjet janë nga vendbanimi Alumim me 7 tetor. Pjesëmarrësit në festivalin Re’im që ja kishin dalë të iknin nga Hamas kishin arritur në atë vend.
Në xhirimin e kamerave të sigurisë shihen se ata befasohen nga njesitet e Hamas në Alumim, përpiqen të arratisen por i zënë dis prej tyre. Një grua shihet si ekzekutohet nga një terrorist i Hamas, derisa një tjetër struket nga frika.
Terroristi qëllon mbi të në drejtim të njerëzve të tjerë që po iknin, para se ta ekzekutonte atë me gjakftohtësi.
Tw: Shocking content
New footage from October 7 shows Hamas terrorists executing two Israeli women near Kibbutz Alumim.
Partygoers had arrived in the area after fleeing Hamas’s attack on the rave near Re’im. The clip shows the terrorists surprising the Israelis after arriving… pic.twitter.com/Yj4O2GurWD
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 20, 2023
Video të tjera të xhiruara nga vet palestinezët në Gaza dhe të hedhura në rrjet me krenari shihen si festojnë sjelljen e pengjeve dhe kufomave të izraelitëve të vrarë nga Hamas. Duke i përdhosur edhe për së vdekuri. Gazanët ngjiteshin në rimorkio për t’i goditur edhe e pështyrë edhe për së vdekuri.
Palestinian civilians in Gaza celebrating as Hamas brings back hostages and bodies of Israeli civilians murdered on October 7th. pic.twitter.com/1pRslga7RJ
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 20, 2023
Nga këto ekzekutime nuk ishin të përjashtuar as arabët që jetojnë në Izrael, një grua palestineze e ekzekutuan në sy të burrit të saj që dëshmoi për ngjarjen.
The Israeli-Arab and devout Muslim Hamid Abu Ar’ar was attacked by Hamas on October 7th.
His wife Fatma was shot dead.
At one point, he was hiding between Hamas terrorists and Israeli soldiers together with his infant son.
Via @Horizon_lately pic.twitter.com/vkwpJ9w9vL
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 20, 2023
1400 civilë izraelitë u masakruan në mënyrën më çnjerëzore e barbare të mundshme. Raportet për rituale makabre të torturës para ekzekutimeve janë të tmerrshme. Krenaria me to është evidentuar poashtu siç është parë nga xhirimet e ndryshme dhe vullneti i tyre e synimi i hapur për ta përsëritur./gazetametro.net