Loading…
Xhudistet kosovare triumfojnë në Budapest: Arrijnë në gjysmëfinale
  • 12/07/2019 | 14:51

Xhudistet kosovare triumfojnë në Budapest: Arrijnë në gjysmëfinale

Xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, kanë arritur që të kalojnë në gjysmëfinalen në turneun Grand Prixit  që po mbahet në Budapestit të Hungarisë, shkruan Gazeta Metro.


Majlinda Kelmendi u kualifikua në fazën gjysmëfinale të Grand Prixit të Hungarisë, pasi tregoi formë të mirë në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e mposhti xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani, në çerekfinale të Grand Prixit të Hungarisë.

Kjo ndeshje nuk ishte e lehtë për pejanen, e cila disa herë e gjeti veten në vështirësi kundër rivales së saj. Megjithatë, në “Golden Score”, Majlinda dominoi dhe e siguroi një vend në gjysmëfinale.

Kelmendi e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u përball me meksikanen Luz Olvera, e cila në rundin e parë e kishte mposhtur xhudisten vendase, Katinka Szabo.

Edhe pse meksikania e filloi më mirë luftën mes tyre, duke e rrëzuar Majlindën qysh në momentet e para të luftës, kosovarja u kthye fuqishëm dhe e siguroi një vend në rundin e radhës duke fituar me ippon.

Në çerekfinale të kësaj gare, 28-vjeçarja do të përballet me japonezen Chishima Meada.

Nëse Kelmendi arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 22 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Ndërsa xhudistja tjetër, Nora Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e mposhti rusen Daria Dzhigaros, e cila e kishte mposhtur xhudisten nga Tunizia, Ghofran Kleifi, në rundin e parë.

Në çerekfinale të kësaj gare, 26-vjeçarja do të përballet me fituesen e çerekfinales tjetër, mes brazilianes Tamires Crude dhe bullgares Ivelina Ilieva.

Edhe Distria Krasniqi ka shkelqyer, ajo në rundin e dytë, e mposhti me ippon xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova, dhe e siguroi kështu një vend në çerekfinale. Që të tria këto xhudiste e kishin kaluar rrethin e parë pa luftë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë