Loading…

Xhumaja e zgjedhjeve në Iran: Ekstremistët përzënë të ‘moderuarit’ nga pushteti

  • 18/02/2020 | 20:06

Xhumaja e zgjedhjeve në Iran: Ekstremistët përzënë të ‘moderuarit’ nga pushteti

Ajetollah Ali Khamenei e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të kësaj të premte, siç tha ai, për të luftuar komplotet e amerikanëve dhe zionistëve kundër Iranit. Pushteti fanatik i Iranit po kthehet drejt periudhës kur sundonin krahu ekstrem sikur i Mahmoud Ahmedinejad. Tani pas të ‘moderuarve’ pritet të kthehen në pushtet krahu ekstrem përsëri pas dështimeve të shumta të regjimit, transmeton Gazeta Metro.


“Pjesëmarrja në zgjedhje anulon shumë komplote të liga të amerikanëve dhe regjimit zionist kundër Iranit. Këto zgjedhje zmbrapsin skemat dhe komplotet e armiqve të Iranit”.

Fjalimi i Khameneit të martën përqendrohej me frikën e regjimit se pjesë të mëdha të popullatës mund të bojkotojnë tërësisht zgjedhjet për shkak se janë të zemëruar me përjashtimin e disa kandidatëve të tyre të preferuar. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje e iranianëve do të dëmtonte legjitimitetin e regjimit edhe nëse kandidatët e preferuar fitojnë shumicën e ulëseve. Shumë votues janë të zemëruar me qasjen e regjimit ndaj rrëzimit të aeroplanit plot pasagjerë iranian nga Garda Revolucionare Islamike si dhe vrasjen e së paku 300 e gati 1500 protestues iranian në nëntor.

Regjimi fanatik ka lëvizur me agresivitet më shumë se sa zakonisht në periudhën para këtyre zgjedhjeve për tu siguruar se krahu ekstrem do të dominoj politikën iraniane. Ata kanë diskualifikuar një numër rekord të kandidatëve për parlament, përfshi edhe një numër të madh të përfaqësuesve që shërbejnë në këtë legjislaturë.

Këshilli i Mbrojtjes së Iranit gjithmonë ka përjashtuar kandidatë që politikat e tyre i kundërshton. Këtë herë diskualifikimi është unik pasi më parë përjashtoheshin kandidatë që janë më pro perëndimor dhe duan një demokraci më të ngjashme me ta.

Këtë herë Këshilli i Mbrotjes së Iranit ka diskualifikuar një numër të madh të krahut të ashtuquajtur ‘ ‘pragmatist’ që mbështesin Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani. Kampi pragmatik është besnik ndaj Ajetollah Khamanei e nuk dëshirojnë të transformojnë Iranin në një demokraci perëndimore, por duan që të zhvillojnë interesat e tyre ekonomike dhe të kenë marrëdhënie më të mira me perëndimin.

Derisa disa prej zgjedhjeve të fundit ishin dalja në zgjedhje arrinte 60 për qind, disa prej pragmatistëve dhe reformistëve kanë humbur durimin me regjimin dhe për herë të parë, po thërrasin për fundin e regjimit të Ajetollah Khamenei në vend se të reformojnë sistemin nga brenda. Në qytetet e mëdha këto grupe mund edhe ta bojkotojnë zgjedhjet, por jo edhe në vendet rurale që votojnë me shumicë dhe mbështesin regjimin dhe revolucionin islamik.

Nëse krahu ekstrem së bashku me partnerët e tyre të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike fitojnë më shumë kontroll në parlament ata do të fitojnë më shumë përparësi ndaj Presidentit të Iranit, Hassan Rouhani, për ta zëvendësuar atë me një kandidat të tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, pozitë kjo më shumë ndikim në çështjet ditore të Iranit. Spekulohet po ashtu se ai dëshiron të mbaj në post Rouhani si një ‘kokë turku’ që ta fajësoj atë për dështimet e Iranit dhe krahut pragmatik.

Megjithatë, ka pasur raste kur Khamenei ka mbështetur një grup kandidatesh, dhe ka rezultuar se një grup tjetër ka dalë fitues pasi Lideri Suprem edhe pse ndërhyn në votime, por zakonisht lejon aspekte të lirisë së votimit.

Në dekadat e fundit, Khamanei ka lejuar alternime kur reformistët-pragmatistët ju ishin lejuar profile më të larta, siç ishte Mohammad Khatami si president ;gjatë periudhës 1997-2005 dhe tani mandati i Hassan Rouhani që nga 2013 në krahasim me atë të krahut ekstrem të Ahmedinejad nga 2005 deri 2013 dhe tani pritet kthimi krahut ekstrem në vitin 2021./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë