Loading…

Yandexi rus, motori i kërkimit që po promovon teoritë konspirative

  • 08/12/2021 | 21:29

Yandexi rus, motori i kërkimit që po promovon teoritë konspirative

Motori rus i kërkimit Yandex ka më shumë gjasa të promovojë përmbajtje konspirative në rezultatet e kërkimit sesa çdo motor tjetër i kërkimit, thuhet në studimin më të ri të prezantuar nga Universiteti i Cyrihut.


Sipas studiuesve, më shumë se gjysma e rezultateve të kërkimit në faqen e parë të Yandexit, për temat si “toka e sheshtë” dhe “George Soros”, promovonin këto teori.

Kjo është një përqindje dukshëm më e lartë sesa rezultatet e paraqitura nga ndonjë prej motorëve të tjerë të kërkimit – Google, Yahoo, Bing dhe DuckDuckGo, të cilët, së bashku me Yandex, përbëjnë pesë faqet më të mëdha të kërkimit në botë.

“Të gjithë motorët e kërkimit, përveç Google, vazhdimisht shfaqnin rezultate që promovonin konspiracione dhe rezultatet e tyre të dërgonin në faqet e internetit të dedikuara për këto teori. Motori i kërkimit me përqindjen më të lartë të përmbajtjeve që promovojnë konspiracion ishte Yandexi rus”, zbuluan studiuesit, të udhëhequr nga Aleksandra Urman.

Studiuesit krijuan robotë për të simuluar dhjetëra pyetje kërkimi për gjashtë tema të diskutueshme – “9/11”, “George Soros”, “Illuminati”, “QAnon”, “toka e sheshtë” dhe “rendi i ri botëror”.

Rreth 65 për qind e të gjitha rezultateve të kërkimit në faqen e parë të Yandex shfaqnin artikuj konspirativ.

Yandex gjithashtu ishte i vetmi motor i kërkimit që nuk ofronte rezultate për faqet shkencore ose kërkimore dhe kishte më shumë gjasa të përfshinte publikime të lidhura me rrjetet sociale, të cilat mbanin përmbajtje konspirative.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë