Loading…

Yll Hoxha flet para përballjes me Ferizajn: Ndeshjet e para janë gjithmonë problematike

  • 12/08/2022 | 14:24

Yll Hoxha flet para përballjes me Ferizajn: Ndeshjet e para janë gjithmonë problematike

Ditën e nesërme do të fillojë edicioni i ri i Superligës së Kosovës dhe përveç takimeve Dukagjini-Prishtina dhe Trepça’89-Drita, do të përballen edhe Gjilani-Ferizaj. Në një prononcim për Gazeta Metro mbrojtësi i gjilanasve, Yll Hoxha e cilësoi duel mjaft të vështirë përballjen ndaj skuadrës të sapo promovuar në elitën e futbollit kosovar.


Me fillim nga ora 17:00 nesër në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ata do të jenë nikoqir të Ferizajt në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës.

Lidhur me këtë përballje Gazeta Metro ka kontaktuar me mbrojtësin e krahut të majtë te Gjilani, Yll Hoxha. Ai deklaroi se pret një ndeshje të fortë dhe nuk do të jetë lehtë të marrin tre pikët ndaj skuadrës së drejtuar nga Arbnor Morina.

”Presim një ndeshje të fortë sepse ndeshjet e para gjithmonë dinë të jenë më problematike. Mendoj që jemi të gatshëm për fillimin e sezonit të ri. E vlerësojmë Ferizajn pasi ka marrë lojtarë me shumë bagazh në futbollin e Kosovës, po ashtu edhe trajnerin e kanë që e njeh ligën shumë mirë,” tha ai.

Gjilani ka qenë një ndër skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar të transferimeve, ku në radhët e veta ka sjellë disa lojtarë të njohur në futbollin kosovar si Baton Zabërgja, Arbnor Ramadani, Mevlan Zeka e të tjerë.

I pyetur se si ka qenë faza përgatitore dhe sa kanë arritur të komponohen me lojtarët e rijnë në klub, Hoxha tha: ”Faza përgatitore ka shkuar shumë shumë mirë. Ndërsa, sa i përket lojtarëve të rijnë në skuadër dita ditës kemi filluar të komponohemi.”

Kujtojmë se edicionin e kaluar gjilanasit kishin përfunduar në pozitën e tretë me 62 pikë të grumbulluara, kurse Ferizaj përfundoi në pozitën e parë në Ligën e Parë me ç’rast arriti të rikthehej vetëm pas dy sezonesh në Superligën e Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë