Loading…

Ylli brazilian i Ajax’it dhuron spektakël, i lë me ‘gojë hapur’ tre futbollistë

  • 14/08/2022 | 17:47

Ylli brazilian i Ajax’it dhuron spektakël, i lë me ‘gojë hapur’ tre futbollistë

Gjatë ditës së sotme në kampionatin holandez Ajax ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 kundër Groningen. Pa dyshim një ndër më të mirët në fushë ishte braziliani, Antony, i cili po kërkohet me ngulm nga Manchester United dhe Juventus, transmeton Gazeta Metro.


Ai ishte protagonist në golin e dytë të shënuar në minutën e 28’të, ndërsa pak minuta para se të përfundonte pjesa e parë asistoi për Steven Bergwijn.

Antony edhe gjatë ndeshjes shpesh herë përdori ‘armën’ e tij më të fortë driblimet. Ai nga nëntë herë sa provoi shtatë herë arriti të linte kundërshtarët prapa.

Kështu, bëri edhe në një moment gjatë ndeshjes ku u tregua i jashtëzakonshëm, edhe pse nuk arriti të realizoi 22-vjeçari dhuroi spektakël brenda zonës dhe tre lojtarët e Groningen mbetën me ‘gojë hapur’.

Ajax së bashku me PSV Eindhoven edhe këtë sezon shihen si favoritët kryesor për t’u shpallur kampion në Eredivisie. Të dyja skuadrat nga dy xhirot e para kanë arritur të marrin maksimumin e pikëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë