Loading…

Ylli francez Depardieu, miku i Putin e qytetari më i famshëm i Rusisë

  • 26/10/2019 | 14:38

Ylli francez Depardieu, miku i Putin e qytetari më i famshëm i Rusisë

Gerard Depardieu e kishte mbrojtur aneksimin e Krimesë nga Rusia e i kishte quajtur injorantë ata që e kundërshtonin. Ai shkaktoi bujë të madhe kur hoqi dorë nga nënshtetësia franceze dhe u bart në Belgjikë për t’i ikur taksave të larta, e në fund pranoi dhuratë nënshtetësinë ruse me dekret ekzekutiv të Vladimir Putin, transmeton Gazeta Metro.


Tani njëri prej qytetarëve më të famshëm të Rusisë, ylli francez i filmit Gerard Depardieu, kishte votuar në zgjedhjet presidenciale të Rusisë dhe pa drojë kishte ftuar të gjithë të votojnë për mikun e tij.

Atëkohë një video e publikuar nga Russia Today kishte qarkulluar në internet dhe kishte shkaktuar bujë në Francë, e pa drojë e kishin shpalosur urrejtjen dhe të shara të shumta si përgjigje.

Popullariteti i tij kishte rënë nga një yll i madh i ekranit me çmime të shumta ra kur pas telasheve me qeverinë e atëhershme franceze socialiste kishte deklaruar se heq dorë nga pasaporta franceze dhe ishte bartur në Belgjikë.

Popullaritetin e humbi tërësisht kur e pranoi një përqafim nga Vladimir Putin dhe nënshtetësinë po ashtu.

Ylli i ekranit që dikur ishte bashkëpunëtor i regjisorëve si Bernardo Bertolucci, Riddley Scott, Peter Weir, Ang Lee e François Truffaut tani është shndërruar në mbështetësin më të zjarrtë të Vladimir Putin dhe politikave të tij, përfshi edhe aneksimin e Krimesë. Ai dhe filmat e tij janë ndaluar në Ukrainë.

Për që është jo fort e habitshme që aktorët të humbin famën me kohë dhe të provojnë llojllojshmëri metodash për të tërhequr vëmendjen por si duket Depardieu e ka përnjëmend.

Depardieu kishte thënë se mikut të tij Putin i kishte pëlqyer menjëherë “personaliteti im prej huligani”.

Ai është i famshëm për këtë ‘huliganizëm’ e personalitet rebeli kur nuk hezitoi të shaj vendin e tij në intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera më 2016’n “Franca me gjasë do të shndërrohet në një Disneyland për të huaj, e populluar me imbecilë që prodhojnë verë e djathë të qelbur për turistë’./gazetametro.net

https://gazetametro.net/cka-po-kerkon-njeriu-i-putinit-ne-takim-me-albin-kurtin-te-edi-rama/

https://gazetametro.net/regjisori-nga-veleshta-e-solli-mikun-e-putinit-ne-tavoline-me-kurtin-e-ramen/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë