Loading…
Ylli i filmave të ‘Harry Potter’ në karrocë paraplegjikësh, rrezikon të mbetet invalid
  • 14/03/2019 | 21:14

Ylli i filmave të ‘Harry Potter’ në karrocë paraplegjikësh, rrezikon të mbetet invalid

Ylli i filmit “Harry Potter”, Robbie Coltrane është parë për herë të parë në një karrocë paraplegjikësh në pritje të operacionit në gju, pasi prej kohësh vuan nga osteoartriti (sëmundje e kyçeve), transmeton Gazeta Metro.


I njohur nga të gjithë si Rubeus Hagrid, në sagën e “Harry Potter”, aktori, 68-vjeçar, nuk mund të ecte dot në Pancras Renaissance Hotel, në Londër të hënën, pasi ishte në “dhimbje të vazhdueshme për vite me radhë në gjunjë”.

Sëmundja ka bërë që aktori të mos ecë dot pa ndihmën e karrocës, ndërsa pret të ketë një ndërhyrje të veçantë kirurgjikale në Amerikë.

“Është jashtëzakonisht frustruese për të, por ai me të vërtetë shpreson të ngrihet në këmbë pas kryerjes së operacionit”, tha një burim për “The Sun”.

Tre vjet më parë, aktori zbuloi se mjekët i kishin thënë atij të humbiste 44 kilogramë ndryshe rrezikon të mbetet invalid./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë