Mirjana Jevtic, është emëruar ministre e re në kabinetin qeveritar të Isa Mustafës. Ajo do ta drejtojë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Jevtic, e cila do ta zëvendosojë në këtë pozitë Ljubomir Maricin, ka zënë të shtunën hapsirë të madhe në mediat serbe, të cilat janë shprehur të shokuara se kush do t’I përfaqësojë serbët në qeverinë e Kosovës, transmeton gazetametro.net.
Maric, e propozuar nga Lista Serbe, është anëtare e partisë Lëvizja Socialiste e Aleksandër Vulin, dhe vjen nga Leposaviqi.
Mediat serbe duke u bazuar në fotot e saj të postuara në rrjetet socilale, të cilat nuk duken edhe aq të zakonshme për një politikane, thonë se serbët e Kosovës, përfaqësimin politik më shumë e kanë shëndrruar në biznes, se sa në kontribut të duhur për bashkëkombasit e tyre.
Telegraf.rs, shkruan se vetëm shikoni fotot e kësaj ministre dhe do ta kuptoni se sa e denjë është ajo për të përfaqësuar interesat e serbëve në qeverinë e Kosovës. /gazetametro.net