Loading…

Ylli i Leeds shumë afër Bayernit

  • 25/12/2021 | 09:59

Ylli i Leeds shumë afër Bayernit

Gjigandi bavarez Bayern Munich është duke përgatitur një ofertë në regjionin e 50 milionë eurove për të nënshkruar këtë janar me yllin e Leeds United Raphinha, raporton “TNT Sports”.


25 vjeçari brazilian është bërë një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligën angleze që nga kalimi i tij prej Rennes te Leeds në verën e 2020, dhe tani sipas spekulimeve e ardhmja e tij shtrihet në Bundesligën gjermane, përcjell KosovaPress.

Bayerni e dëshiron Raphinhan si zëvendësues ideal të anësorit francez Kingsley Coman, ku ky i fundit pritet të largohet nga “Allianz Arena” pasi që bisedimet për të rinovuar kontratën e tij kanë stagnuar. Që prej transferimit te skuadra angleze Leeds United, Raphinha ka arritur të bëjë 47 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 14 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë