Loading…
Ylli i NBA-së mosbesues, ja si e bind NASA se kanë shëtitur nëpër Hënë
  • 13/12/2018 | 19:06

Ylli i NBA-së mosbesues, ja si e bind NASA se kanë shëtitur nëpër Hënë

Zëdhënësi i NASA-s basketbollistit amerikan menjëherë i ka dërguar porosi

Pasi që ylli i NBA-së Stephen Curry, njëri prej basketbollistëve më të mirë të botës, publikisht shpreh dyshimin se njerëzit kanë ecur nëpër Hënë, NASA këtë e merr shumë seriozisht. Si edhe shumë simpatizues të Golden State, edhe NASA ka marrë vesh se Stephen Curri në rrjetet shoqërore ka shfaqur dyshim se njerëzit kanë qenë në Hënë, transmeton GazetaMetro.net.

Zëdhënësi i NASA-s basketbollistit amerikan menjëherë i ka dërguar porosi.

“Do të ishim të lumtur sikur z. Curry të vizitonte laboratorin e Qendrës kozmike Johnson në Huston. Ndoshta që në ndeshjen e parë të Golden state mysafir në qytet”, ka porositur zëdhënësi Allard Beutel.

“Atje kemi me qindra kilogramë të gurëve lunarë, si edhe qendrën kontrolluese të misionit Apollo dhe gjatë vizitës do të mund të shihni me sytë tuaj atë që ne kemi parë para pesëdhjetë vitesh”, ka shkruar ai.

Dymbëdhjet astronautë amerikanë, nga Neil Armstrongu deri te Gene Cernan kanë ecur nëpër sipërfaqen e Hënë nga viti 1969 deri më 1972.

NASA përndryshe ka një faqe të veçantë në internet për ata që nuk besojnë, ku janë të ekspozuar argumente të ndryshme të cilët duhet t’i bindin. Njëri ndër urimet më të rëndësishme ka arritur nga BRSS=ja, atëherë “armiku” kryesor e konkurrenti në garën kozmike.

Steph Curri është përgjigjur në Twitter me një shenjë – emojin e qeshur me syze dielli./GazetaMetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë