Loading…

Ylli i Tottenham gjobitet rëndë, shkeli tri herë rregullat e karantinës

  • 23/05/2020 | 08:03

Ylli i Tottenham gjobitet rëndë, shkeli tri herë rregullat e karantinës

Drejtuesit e Tottenham do të gjobisin mbrojtësin Serge Aurier me rreth 150 mijë euro pasi shkeli rregullat e distancimit social tri herë.


Aurier ka postuar një fotografi te frizeri i tij Justin Carr në Instagram disa ditë më parë, duke shkelur rregullat e karantinës.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ftoi floktarin në shtëpinë e tij për të pasur një “frizurë” të re para rikthimit në stërvitje me Tottenham.

Kjo ishte hera e tretë që ai theu rregullat e karantinës.

Ai u filmua fillimisht duke vrapuar me një mik, dhe më pas postoi një tjetër video në Instagram duke u stërvitur në park me shokun e skuadrës nga Spurs.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë