Loading…

Ylli mposhtet nga Benfica e Portugalisë

  • 22/09/2022 | 08:47

Ylli mposhtet nga Benfica e Portugalisë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli është mposhtur bindshëm nga ekipi portugez, Benfica me rezultat 92:67.


Ndeshja e zhvilluar në Portugali nisi mirë për suharekasit, por pati një fund krejtësisht ndryshe.

Suharekasit e nisën mirë ndeshjen, duke pasur epërsinë pas çerekut të parë, por më pas gjithçka shkoi keq për ta.

Fillimisht, ekipi portugez barazoi në 42:42 shifrat në pjesën e parë, duke marrë administrimin e ndeshjes.

Çereku i tretë e bëri diferencën në këtë takim. Benfica arriti ta mbyll fraksionin e tretë me 13 pikë epërsi 71:58, duke e lënë thuajse pa gjasa kampionin e Kosovës.

Në çerekun e katërt dhe të fundit, vendasit vetëm sa e rritën epërsinë e tyre, teksa në fund shifrat në semafor tregonin 92:67 për Benfican.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë