Loading…

Ylli nuk ndalet, kualifikohet në finale të Kupës

  • 13/02/2020 | 19:33

Ylli nuk ndalet, kualifikohet në finale të Kupës

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për tu kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.


Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke qenë në epërsi dhe çerekun e parë e përfundoi në të mirë të tij me rezultat 24:12.

Por, Bashkimi u këndell në periudhën e dytë, duke u rikthyer në lojë, madje barazoi shifrat në 31:31, për të kaluar më pas në epërsi 33:35, por skuadra therandase shkoi në pushim me tri pikë epërsi 38:35.

Në periudhën e tretë u zhvillua një lojë shumë interesante, derisa Ylli sërish e nisi më mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:11, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 56:46 për skuadrën nga Theranda.

10 minutat ishin tërësisht të barabartë, ku Ylli ruajti epërsinë e krijuar, derisa Bashkimi nuk arriti përmbysjen dhe në fund Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 79:69, derisa në finale e pret fituesin e ndeshjes Rahoveci-Peja.

Te Ylli u dalluan Devonte Browen me 17 pikë, Egzon Kuqi me 14, Jameel McKay me 10 pikë e 15 kërcime dhe Samir Zekiqi me 10 pikë e pesë kërcime, derisa te Bashkimi më të mirët në parket ishin Stevie Clark me 19 pikë, Corey Ross me 16 dhe Terik Bridgeman me 1

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë