Golden Eagle Ylli është kampion i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Pejën në finale me rezultat 67-70, shkruan Gazeta Metro.
Skuadra nga Suhareka ka triumfuar edhe në ndeshjen e sontme ndaj Pejës.
Rezultati përfundimtar i fazës finale ishte 3 me 0 në të mirë kampionit të ri.
Ndeshja e sontme përfundoi me rezultat 67 – 70 , kurse dy takimet tjera përfunduan me rezultat 75:83 dhe 75:73 në të mirë të Yllit.
Ky është titulli i parë për Golden Eagle Yllin. /gazetametro.net