Aktori i famshëm australian, fitues i çmimit Oscar, interpreton në komedinë e fundit një personazh shqiptar në filmin e tij më të ri. Russell Crowe në intervistat e kaluara ishte jashtëzakonisht i kënaqur me skenarin dhe filmin posaçërisht që pret të shfaqen, transmeton Gazeta Metro.
Ai luan një gangster ca të shtyrë në moshë që si pasojë e punës stresuese të tij rrezikon sulm kardiak dhe synon të largohet nga biznesi. Rrugës e përcjellin aventura të ndryshme atë dhe aktorët e tjerë si yjet Aaron Paul, Luke Evans.
Filmi ka premierën më 26 qershor nëpër kinema para se të shpërndahet nëpër platformat digjitale./gazetametro.net
I famshmi Russell Crowe do të luaj një shqiptarë në filmin e radhës