Loading…

Ylli shkruan historinë në Rahovec, shkon në finale të Superligës së Kosovës: Thumbon kundërshtarin pas ndeshjes

  • 04/05/2021 | 22:03

Ylli shkruan historinë në Rahovec, shkon në finale të Superligës së Kosovës: Thumbon kundërshtarin pas ndeshjes

KB Golden Eagle Ylli, ka mposhtur Rahovecin në ndeshjen e pestë të Playoffit, për të shkuar kështu në finale të Superligës së Kosovë në basketboll, shkruan Gazeta Metro.


Sot në Rahovec është zhvilluar ndeshja e pestë e Playoffit, ku klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, doli fitues. Rezultati i ndeshjes finale ishte 72-85 në të mirë të suharekasve.

Kjo për Yllin është hera e parë në histori të klubit, si finaliste e Superligës së Kosovës.

Me anë të një shkrimi në Facebook, pas ndeshjes, Ylli e ka thumbuar kundërshtarin.

“E pergezojme Rahovecin per lojen dhe mundin i urojme suksese per vitin tjeter! Per kete vit kaq mjafton”, shkruhet në faqen zyrtare të Yllit në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i tyre. /gazetametro.net

Perfundon ndeshja

Rahoveci 7️⃣2️⃣-8️⃣5️⃣ Golden Eagle Ylli

Jemi finalist i Superliges se Kosoves ne Basketboll per…

Posted by K.B. Golden Eagle YLLI on E martë, 4 Maj 2021

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë