Loading…

Ylli triumfon ndaj Vëllaznimit

  • 09/12/2023 | 18:55

Ylli triumfon ndaj Vëllaznimit

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Vëllaznimit në javën e 12-të në Superligën e Kosovës.


Ylli fitoi me rezultatin 83:75.

Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Therandë.

Jan Palokaj me 25 pikë dhe Jalen Nesbitt me 23 sosh, ishin dy basketbollistët më meritorë në fitoren e therandasve.

Te gjakovarët u dallua Samuel Sessoms me 24 pikë.

Për Yllin ishte kjo fitorja e shtatë në këtë sezon, krahas pesë humbjeve.

Ndërsa, Vëllaznimi tani numëron gjashtë humbje dhe gjashtë fitore. / Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë