Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë Didier Chabert të cilit i shprehu nevojën për zgjedhje të parakohshme.
“Sot prita në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë z. Didier Chabert dhe zëvendës shefen e misionit në Kosovë znj. Carol Blestel – Feffer. Në këtë takim biseduam për situatën politike dhe për temat e fundit: demarkacioni, dialogu Kosovë – Serbi, procesi i liberalizimit të vizave, nevojën për zgjedhje të parakohshme si dhe ndërmarrjen Trepça.” shkruan Ymeri.