Loading…

Ymeri: E pazakontë të mungojë kaq gjatë kryeministri, edhe kur është këtu po i neglizhon qytetarët

  • 26/05/2022 | 08:28

Ymeri: E pazakontë të mungojë kaq gjatë kryeministri, edhe kur është këtu po i neglizhon qytetarët

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e kreut të Qeverisë kaq gjatë jashtë shtetit është e pazakontë, në kohën kur vendi po përballet me kriza të mëdha ekonomike e sociale.


Sipas tij, edhe nëse kryeministri është këtu s’ka një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente.

“Është e pazakontë që të mungojë një kohë kaq të gjatë kryeministri në Kosovë aq më tepër duke pasur parasysh në çfarë krizash po kalon vendi. Çështja tjetër është që edhe kur është kryeministri këtu nuk po e shohim një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente që po prodhohen nga kriza ekonomike sociale mungesës së ushqimit, energjisë e kështu me radhë”, tha ai, shkruan EO.

Ymeti tutje ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen më dy rrafshe, atë të mungesës dhe neglizhimit të preokupimeve të qytetareve.

“Kritika duhet të bëhet në të dyja rrafshet. Një po që po mungon këtu dhe e dyta dhe edhe kur po është këtu apo merren me çështjet që po ballafaqohen qytetarët e vendit për ditë”, tha Ymeri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë