Mos lirimi nga arresti shtëpiak i katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shtyrë të reagojë lideri e kësaj lëvizje Visa Ymeri.
Ky i fundit përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e vlerëson procesin si politik qysh nga fillimi.
“Arsyetimi kryesor pse Atdheut, Egzonit, Adeas e Frashërit po i vazhdohet arresti shtëpiak është mosratifikimi i marrëveshjes për demarkacion. Arsyeja, pra, është politike. Që i bie se arresti shtëpiak është politik. E që e shpërfaqë po ashtu se i tërë procesi është politik. Për arsye politike. Politikisht i arsyetuar. Politikisht i montuar”, thotë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, shkruan Gazeta Metro.
Duke e quar këtë proces të padrejtë Ymeri, përmend rastin e Oliver Ivanoviqin, i cili i njëjti u liruar në arrest shtëpiak, edhe pse për Ymerin është e pakuptimtë kur i njëjti është i dënuar për vrasjen dhe dëbimin masiv të shqiptarëve.
“Para një jave Oliver Ivanoviqit po ashtu iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Ai, ndryshe nga aktivistët, është i dënuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e 11 shqiptarëve dhe dëbimin masiv të 11 mijë e 364 shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës në vitin 2000. Ai nuk u gjykua asnjëherë për terrorizëm. Ndërkohë që aktivistët që morën pjesë në protestat publike kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, po”, shkruan Ymeri. /gazetametro.net