Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Social-demokrate të Zvicrës. Në një publikim në rrjetin social Facebook, Ymeri njoftoi se është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme të Zvicrës, Alain Berset, transmeton gazeta Metro.
Ymeri bëri të ditur se e njoftoi zotin Berset për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari. Ndër të tjera kanë biseduar edhe për marrëveshjen për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila ende nuk është nënshkruar.
“Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ua pamundëson qytetarëve të Kosovës realizimin e përfitimeve të tyre pensionale nga Zvicra nëse janë kthyer të jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë kontribuar me punë e financiarisht sa kohë që kanë jetuar e punuar në Zvicër”, shkroi Ymeri.
Bashkë me kryetarin e Vetëvendosjes, në Kongres janë të ftuar edhe nënkryetarja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, deputeti Faton Topalli si dhe kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Zvicër, Mujë Shala. /gazetametro.net