Loading…

Ymeri i SBASHK: Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

  • 19/08/2022 | 19:22

Ymeri i SBASHK: Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Ymer Ymeri, ka thënë se nëse nuk përmbushen kërkesat e kësaj sindikate, rrezikohet dëmtimi i fillimit të vitit shkollor.


Ai në Klan Kosova ka theksuar se greva e përgjithshme mund të parandalohet nëse Qeveria e Kosovës i përmbushë kërkesat e SBASHK.

“Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar dhe neve na ka mbetur vetëm greva si alternative. Na vjen shumë keq qe kemi ardhur në këtë situatë të tillë. Ka shumë gjasa të dëmtohet fillimi i vitit shkollor, por uroj që kjo mos të ndodh”.

“Greva fillon me 25 gusht, por procesi mësimor fillon më 1 shtator. Ka mundësi që deri atëherë të arrihet një marrëveshje për realizimin e kërkesave tona”

“Mundësitë buxhetore janë të sigurta dhe ka mundësi shteti i Kosovës t’i plotësojë kërkesat tona. Këresa është 100 euro derisa të kalon ligji për pagat”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë