Loading…

Ymeri: Kombi shqiptar mori lajm të mirë me lirimin e Haradinajt

  • 27/04/2017 | 12:15

Ymeri: Kombi shqiptar mori lajm të mirë me lirimin e Haradinajt

Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Kështu e ka vlerësuar vendimin e sotëm të gjykatës franceze, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.


“Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar Ymeri, përcjell gazetametro.net

Ai ka shtuar se “republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund”.

Ymeri në fund ka kërkuar nga qeveria që të kërkojë urgjentisht një gjë të tillë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]ro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë