Loading…

Ymeri kundër Durmishit

  • 12/11/2016 | 13:15

Ymeri kundër Durmishit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar sot lidhur me deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Hysen Durmishi, i cili dje tha se kur të vijnë në pushtet do t’i tërheqin zvarrë gazetarët.

Ymeri përmes një reagimi në Facebook, edhe pse indirekt është munduar ta arsyetojë Durmishin duke thënë se kur humb një shok revolta është e pashmangshme, sipas tij, sërish deklarata të tilla nuk përputhen me parimet e Vetëvendosjes.

“Kur e humbet një bashkëveprimtar, një shok shumë të mirë siç ishte Astriti, pikëllimi dhe revolta bëhen të pashmangshme. Ka momente kur secili nga ne, shokët dhe shoqet e Astritit, nën këtë pikëllim e revoltë mund të bëjmë deklarata që nuk përputhen me atë për të cilën në të vërtetë qëndron dhe përpiqet Lëvizja VETËVENDOSJE!.”

Ai ka thënë se nuk pajtohet me deklaratën e Durmishit, dhe se tërheqja zvarrë e mediave nuk është ajo për të cilën angazhohet partia që ai drejton, transmeton gazetametro.net.

Hysen Durmishi

“Në këtë drejtim e kategorizoj edhe statusin e djeshëm të Hysen Durmishit. Me këtë as nuk dua ta arsyetoj e as ta mbroj Hysenin. Nuk pajtohem me qëndrimin e tij. Tërheqja zvarrë e asnjë mediumi nuk është mjet për të cilin angazhohet VETËVENDOSJE! Lufta jonë politike është kundër regjimit kriminal që i ka kriminalizuar institucionet shtetërore përmes kapjes”.

Por në fund edhe Ymeri vet, është shprehur kundër publikimeve të dëshmive që media ka bërë për rastin Dehari.

“Njëkohësisht jam absolutisht kundër mënyrës se si media të caktuara e keqkuptojnë dhe keqpërdorin lirinë e shprehjes. Mediet që shpifin dhe rëndojnë poshtërsisht familjen Dehari dhe shokët e shoqet e Astritit, duhet të kenë parasysh ligjet dhe kodet etike të gazetarisë. Kjo do të ishte në të mirën e vetë gazetarisë dhe lirisë së medies”.

“Liria e medieve është një nga shtyllat e programit tonë dhe tentimet për kufizim të kësaj lirie nga pushteti, janë vazhdimisht në qendër të kritikave tona. Në Kosovën që do të qeveriset nga VETËVENDOSJE! do të ketë liri të plotë mediale, ngase nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa qenë e garantuar e drejta e qytetarëve që të informohen drejt”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë