Loading…

Ymeri: Po humbëm, përgjegjësia bie mbi mua

  • 08/06/2017 | 22:34

Ymeri: Po humbëm, përgjegjësia bie mbi mua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se përgjegjësia për humbjen eventuale në zgjedhjet e 11 qershorit i bie atij, si drejtues i partisë.


“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje i bjen përgjegjësia për këtë betejë elektorale, nga nominimi i kandidatit për kryeministër, tek lista e deputetëve dhe dizajnimi i fushatës zgjedhore. Përgjegjësia është e imja. I jepet organeve të Vetëvendosjes, e pastaj anëtarësisë, që më ka zgjedhur”.

Ai ka deklaruar se fitorja e Vetëvendosjes është fitore e popullit, ndërsa nuk ka përjashtuar një koalicion të mundshëm paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kur fiton Lëvizja Vetëvendosje fiton jo vetëm ajo, por fiton Republika, fiton populli i Kosovës. Sepse partitë e tjera e kanë dëshmuar se nuk e kanë as dëshirën, as aftësinë për të punuar për të mirën e vendit”.

“Vetëvendosja ka vijë të trashë të kuqe që i vendoset fillimisht krimit dhe korrupsionit dhe së dyti të gjithë atyre që nuk kanë punuar në të mirë të vendit. LDK-ja si subjekt, brenda vetes, ka një grup njerëzish që më shumë janë me të vërtetën dhe interesin e vendit, sesa me kryetarin e partisë”.

“Mundësi bashkëpunimi do të ketë shumë, sepse Vetëvendosja duke qenë e vetmja parti që rritet secilën palë zgjedhje është strumbullar rreth të cilit grumbullohen njerëz që duan të punojnë për të mirën e vendit”. /klankosova.tv

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë