Loading…

Ymeri: Qeveria po e shpërfill interesin publik

  • 04/05/2017 | 11:54

Ymeri: Qeveria po e shpërfill interesin publik

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë fjalës së tij me rastin e mbajtjes së interpelancë së kryeministrit Mustafa për shfrytëzimin e thëngjillit dhe minierave kritikoi këtë të fundit për shpërfillje të kësaj çështje.


“Mustafa po e shpërfill këtë çështje që po na dërgon në një kolaps energjetik. Në këtë pikë shihet, qartë se si Qeveria e shpërfill interesin publik”, ka thënë Ymeri, duke cekur se edhe vetë shefi i Qeverisë u mundua të largoj fajin prej vetes gjatë raportimit para deputetëve.

“Edhe Mustafa në fjalën e tij u mundua ta largojë fjalën prej vetes”, ka shtuar ai.

Më tej, Ymeri ka theksuar se në këtë situatë, KEK- u ka dy rrugë, të importojë ose energjinë ose thëngjillin.

“Në momentin kur Korporata Energjetike nuk mund të shfrytëzojë thëngjillin ose duhet të importojë thëngjill ose rrymë”, ka shtuar Ymeri duke konsideruar se rezoluta e propozuar nga subjekti i tij është plotësisht e drejtë.

“Prandaj mendoj se rezoluta është e drejtë dhe duhet të merret me seriozitet nga Qeveria e Kosovës”, ka përfunduar Ymeri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë