Loading…

Ymeri reagon ndaj situatës në Siri

  • 14/12/2016 | 13:42

Ymeri reagon ndaj situatës në Siri

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Aleppo të Sirisë, duke i quajtur ato si krime kundër njerëzimit, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Ymerit, këto ngjarje nuk arsyetohen për asnjë interes ekonomik apo influencë gjeopolitike. Ndërkohë që ai ka thënë se solidarizimi me gjendjen në Siri, nuk mjafton në këso raste.

“Asnjë interes ekonomik, kurrfarë influence gjeopolitike nuk e arsyeton këtë batërdi. Njerëzit atje po përballen me krime kundër njerëzimit, këto krime janë të dënueshme dhe duhen dënuar”, ka thënë Ymeri./gazetametro.net.

Lexoni të plotë reagimin e Ymerit:

Ngjarjet e fundit në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve anembanë botës. Qindramijëra fëmijë e pleq të vrarë barbarisht, shtëpi e spitale të shkatërruara, persekutime, masakra e spastrime, janë këto pasojat e një lufte që nuk po kryhet tash e gjashtë vjet. Asnjë interes ekonomik, kurrfarë influence gjeopolitike nuk e arsyeton këtë batërdi. Njerëzit atje po përballen me krime kundër njerëzimit, këto krime janë të dënueshme dhe duhen dënuar.

Ndërkohë që solidarizohemi me civilët e pafajshëm, kjo nuk mjafton për të parë rrugët e daljes nga kjo vorbullë e përgjakshme.

Siria është shembulli më ilustrues që na tregon se sa e rrezikshme bëhet bota kur marrëdhëniet ndërkombëtare udhëhiqen nga pragmatizmi- nga interesi vetjak për dominim. Në Siri tash e sa kohë po e pëson një popull i tërë, po i cenohet e shkatërrohet hapësira, po i pamundësohet jetesa e shkatërrohet e ardhmja. Është desovranizuar për t’iu kontrolluar territori e resurset, e kështu po i cenohet liria e mirëqenia. Një paqe e përhershme është e mundur vetëm nëse zhduken shkaqet e luftës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë