Loading…

Kreu i VV’së pritet nga zyrtarë amerikanë

  • 18/02/2017 | 21:12

Kreu i VV’së pritet nga zyrtarë amerikanë

Kryetar i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se rruga e vetme që Kosova të përparojë është sovranizimi, barazia, zhvillimi dhe mirëqënia, dhe që sipas tij është në kundërta me atë që Qeveria e Kosovës e ka ndjekur.


“Rruga e vetme përpara për Kosovën është ajo e sovranizimit, barazisë, zhvillimit, mirëqenies. Kjo është një rrugë tjetër, e kundërt me atë që e kemi ndjekur tash e 9 vite. Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë”, ka thënë Ymeri përmes një postimi në Facebook.

Ai bën të ditur se është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, transmeton Koha.net.

“Pata kënaqësinë sot t’i takoj, në Residencën e ambasadorit amerikan, bashkë me deputeten Puhie Demaku, përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price”, ka shkruar kreu i VV-së.

Më tutje thotë se, “me ta diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu me të e koncesionet ndaj saj, dhe për cenimin e territorit përmes marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë