Loading…

Ymeri takon minatorët, premton mbështetje

  • 03/11/2016 | 17:45

Ymeri takon minatorët, premton mbështetje

Kryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Visar Ymeri bashkë me deputetin Faton Topalli sot kanë mbajtur një takim me disa nga punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” për të diskutuar rreth ligjit të miratuar së fundi dhe probleme të tjera me të cilat përballen minatorët.

Me anë të këtij takimi, organizata joqeveritare “Minatori”, sindikata e minatorëve “Stantërgu” dhe ajo e metalurgjistëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth ligjit për Trepçën.

Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera si njohja e përvojës së punës dhe diplomave interne si dhe përfshirja e minatorëve prej vitit 1989 në pronësinë e 20 përqindëshit të aksioneve.

Lideri i VV-së ka premtuar se lëvizja që ai drejton do të vazhdojë bashkëpunimin me minatorët duke i përkrahur ata në kërkesat e tyre, pasi që “Trepça” cilësohet si motor i zhvillimit industrial të vendit. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë