Në mbledhjen komemorative që Lëvizja Vetëvendosje po mbanë për nder të aktivistit Dehari u tha që shteti e montoi këtë rast.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në fjalën e tij tha që Astritin e kanë arrestuar edhe shumë herë më parë, mirëpo ky regjim e ka kuptuar se Astritit mund të ja burgosësh trupin por kurrë mendjen, transmeton gazetametro.net.
“Më 29 gusht Astriti u arrestua përmes një aksioni të terrorizuar policor pa kufarë prove”, tha i pari i lëvizjes Vetëvendosje./gazetametro.net