Loading…

Ymeri tregon arsyet përse nuk bashkëpunuan me LDK’në

  • 18/05/2017 | 13:46

Ymeri tregon arsyet përse nuk bashkëpunuan me LDK’në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar se gjatë dy ditëve të fundit, kanë pasur shumë kërkesa për marrëveshje me LDK-në, por sipas tij kjo parti nuk ishte e interesuar që të luftonte kundër klanit “Pronto”.


Sipas Ymerit, drejtuesit e LDK-së ishin të interesuar që të arrinin një marrëveshje, me të cilën VV-ja dhe LDK-ja nuk do ta sulmonin njëra-tjetrën.

“Për një kohë, brenda një afati dy ditor kemi pasur kërkesa publike dhe private që të kemi marrëveshje. Po ta kishim hallin te largimi i klanit Pronto do të kishte mundësi për marrëveshje. Ata ishin të interesuar se si të mos e sulmojmë njëri-tjetrin. Ata ishin të interesuar që të ruhet LDK-ja dhe jo Kosova”, ka thënë Ymeri.

Ai shtoi se ata janë subjekti i vetëm politik që mund të sjellin ndryshim rrënjësor, përcjell gazetametro.net.

“Pas zgjedhjeve do të kemi një realitet politik. VV-ja është subjekti i vetëm që ka gjasa dhe programin për të ndryshuar Kosovën. Ata ishin të interesuar që të kemi një marrëveshje të tillë, por për ne është e rëndësishme që politika e deritashme të ndëshkohet me vota”, ka thënë veç të tjerash Ymeri. /gazetmetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë