Loading…

Ymeri: U pa shumë mirë pse Ramushi shkoi në prehër të Kadrisë

  • 08/06/2017 | 19:38

Ymeri: U pa shumë mirë pse Ramushi shkoi në prehër të Kadrisë

Në tubimin elektoral të Kaçanikut, kryetari Visar Ymeri ka thënë se historikisht Kaçaniku nuk e ka ditur të frikësohet. Por Ymeri ka shtuar se në këto zgjedhje kanë dalë në pah shumë frikacakë.


“U pa shumë mirë pse Ramushi shkoi në prehër të Kadrisë, sepse nuk ka guxim me shku vetëm. Dhe u pa shumë mirë pse Kadria e pranoi Ramushin, sepse ka frikë me dal vetë. Këto dy koalicione kanë sjellë vetëm një krizë dhe kriza është e këtyre politikanëve, dhe zgjidhja e zgjedhja është e qytetarëve”, tha në Kaçanik Visar Ymeri.

Kryetari Ymeri tha se koalicioni PAN janë na panik sepse po e shohin se po bien poshtë dhe nuk munden me u ndalë. Ndërsa, VV tha se është në entuziazmin të cilin po ia jep rritja dhe ngritja.

“Qeverisja e këtyre koalicioneve nuk ka popull. Ata veç mbledhin pasurinë e këtij vendin dhe e shtinë në xhepat e tyre”, tha Ymeri para kaçanikasve.

Në tubimin elektoral të mbajtur në Kaçanik, kandidati për deputet nga kjo komunë, ka thënë se ky qytet nuk është mposhtur, nuk mposhtet dhe kurrë nuk do të mposhtet.

“Sot veç një pyetje është sjellë në mendjen time: ç‘ka nëse Vetëvendosjes del e para?! Dhe të gjitha përgjigjet u bashkuan në një: çlirimi i dytë dhe kthimi i dinjitetit të Republikës së Kosovës”, tha Avni Tafili në tubimin në Kaçanik.

Ndërsa, për ata që e kanë shkelur, shtypur, shtrydhur, mashtruar qytetarin e Kosovës, Tafili iu referua një qytetari, i cili kishte thënë se për ta 11 qershori do të jetë një ditë zie.

“Vija e vetme e kuqe është e vetmja vijë që nuk tradhton. Me 11 qershor ne do të votojmë numrin 35”, theksoi në fund kandidati për deputet, Avni Tafili.

Anëtarja e Kryesisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, në tubimin elektoral në Kaçanik, është shprehur e bindur për fitore.

“Vetëvendosje do të jetë zëri i atyre që janë heshtur, forca e atyre që janë shtypur, shërimi i të sëmurëve, dinjiteti i atyre që janë nëpërkëmbur”, tha Nazlie Bala në tubimin zgjedhor në Kaçanik.

Ajo shtoi se Kosova nuk i takon asnjë klani, por se Kosova është e të gjithëve pa dallim.

“Kosova është e popullit të saj. Le të lëvizim së bashku. Le t’i japim të gjithëve lajmin e mirë”, porositi kaçanikasit Nazlie Bala.

Kandidati për deputet Mirsad Shkreta, në fjalën e mbajtur në tubimin e VV-së në Kaçanik, është zotuar se qeverisja e VV-së do të sjellë punësim për të papunët e të varfrit dhe do ta përmirësojë shëndetësinë.

“Tash është koha e qeverisjes së re, tash është koha e Vetëvendosjes. Qeveria jonë do të jetë pa korrupsion, do të luftojë mafinë, qeveria jonë do të jetë pa kriminelë dhe do të vendosë drejtësinë. Qeveria jonë do të jetë pa tradhtarë, do të mbrojë kombin. Kjo do të jetë qeveria Kurti”, ka thënë Shkreta në tubimin e VV-së, në Kaçanik.

Ai shtoi se synimi i VV-së është që të mos lëmë asnjë familje pa kulm mbi kokë dhe asnjë familje pa një anëtar të punësuar.

“Ne do të zhvillojmë një sistem normal shëndetësor, dhe do të ofrojmë shërbimet shëndetësore. Nuk do të kenë nevojë qytetarët e Kaçanikut të shkojnë të kërkojnë ndihmë shëndetësore tek ata që na kanë vrarë”, tha veç tjerash kandidati për deputet, Mirsad Shkreta.

Kandidati për deputet nga VV, Hysen Durmishi, e ka quajtur 11 qershorin si ditën kur përfundimisht qytetarët si me referendum do të përcaktohen për ndryshimin e madh në Kosovë.

Ai shtoi se Këto koalicione pas 11 qershorit do të vyshken dhe do të thahen sikurse palmat e Xhabir Zharkut. Ndërkaq, premtoi se me qeverisjen e VV-së nuk do të ketë tenderomani, krim e korrupsion sepse do të ketë punë, angazhim dhe guxim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë