Deputeti i VV’së, Visar Ymeri ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli se nuk po din ta udhëheq seancën.
Ymeri ka thënë se pika e 10 nuk bënë të hiqet në asnjë mënyrë, duke theksuar se kryesia e kuvendit i ka shkelur procedurat e veta, andaj VV nuk pranon shtyrje.
“Kur do të mësohesh ma me drejtu seancën sepse kur ka propzime për ndryshim të rendit të ditës duhet të shkohet me rend që të pyeten tëe gjitha grupet parlamentare dhe propozimet për ndryshim të rendit të ditës duhet të shkojnë pas dy pikave të para të rendit të ditës. Është e papranueshme sesi prej që ka ardhur kjo Qeveri në Pushtet, buxheti diskutohet me procedurë të përshpejtuar”, ka thënë Ymeri.
Këtë deklaratë Ymeri e ka bërë pas kërkesës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri që të heqen nga rendi i ditës sot dy pikat e para dhe të diskutohet vetëm për buxhetin./gazetametro.net